Policia e Kosovës i ka gjetur të premten dy të mitura të cilat ishin raportuar të zhdukura në Podujevë nga prindërit e tyre.
Sipas njoftimit të Policisë, të miturat janë gjetur në orët e mbrëmjes në një kafiteri në Prishtinë.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur. Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë