Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona Vushtrri Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kane kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...
Ismaili: Ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njësi...