Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala” të fshatit Grazhdanik të Prizrenit.
Për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se në aksident të përfshira ishin një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas Bytyqit, të lënduar kanë mbetur ngasësi i motoçikletës, dhe pasagjeri i veturës.
“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë. Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë”.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka thënë Bytyqi.
Policia e Kosovës bën apel te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria rrugore për të gjithë qytetarët.
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut