Një rast i tentim vrasjes është regjistruar të hënën në fshatin Caravik të Klinës.
Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar si të dyshuar, pasi kanë shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një kamioni në lëvizje, ku ndodheshin viktimat.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion janë vërejtur shenja goditjesh nga plumbat.
“Fsh. Caravik, Klinë 22.09.2025 – 15:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me armë zjarri kishin shtënë disa herë në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë, për deri sa ishin në lëvizje me kamion. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion vërehet një vrimë nga plumbi. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...