Njësiti i Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar dy shoferë që arritën kufirin maksimal të pikëve negative të lejuara me ligj.
Shoferi A.S., 26 vjeçar, është ndëshkuar me ndalim të drejtimit të automjetit për 12 muaj, pasi kishte grumbulluar 10 pikë negative nga dy kundërvajtje të kryera në komunikacion.
Ndërsa shoferi F.Z., 27 vjeçar, ka marrë të njëjtën masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj, pasi për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion kishte grumbulluar 9 pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në mënyrë që të ruhet siguria e jetës dhe e pronës.
Vitinha: Lojtari që më ka frymëzuar më shumë është Iniesta
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Kjo është top-pesëshja e kandidatëve më të votuar nga secila...
Mbi 26% e votave të numëruara, 10 më të votuarit në LVV
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, policia je...
Ukraina mohon sulmin me dron në rezidencën e Putinit