Dy shoferë janë kapur nga Policia e Kosovës duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, duke qarkulluar me 113 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 40 km/h.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:50 të mëngjesit, kur patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka ndaluar shoferët B.B. (31 vjeç), i cili po drejtonte një veturë Audi, dhe E.K. (20 vjeç), që drejtonte një Mercedes me targa vendore.
Të dyve u janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj në territorin e Republikës së Kosovës dhe masa të tjera ndëshkuese.
“Shoferi me inicialet B.B. (31 vjeç), që drejtonte veturën Audi, dhe E.K. (20 vjeç), që drejtonte veturën Mercedes me targa vendore, janë kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 113 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj, ndërsa shoferit vendor i janë shqiptuar edhe 5 pikë negative. Shoferi tjetër kishte patentë-shofer të huaj. Të dy janë përjashtuar nga trafiku. Matja e shpejtësisë është kryer me radar lazerik”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale në Ferizaj apelon te shoferët që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik./Arbresh.info
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...