Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të armëmbajtjeve pa leje në vendin tonë.
Njëra ndër to, ishte në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy meshkuj pasi gjatë kontrollit, në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një pistolete me pesë fishekë.
Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë / 10.07.2024 – 04:50. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Një rast tjetër ishte në Prishtinë, ku gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me disa vepra penale duke u bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse pronë e katër personave.
Lidhur me këtë, janë gjetur dhe sekuestruar : një pistoletë me katër fishekë, një llap-top, një DVR dhe disa dokumente.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë / 10.07.2024 – 09:35. Gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me disa vepra penale duke u bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse pronë e katër të dyshuarve meshkuj kosovarë ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me katër fishekë, një llap-top, një DVR dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani