Dy raste të gjetjes së kuletave të humbura janë evidentuar gjatë ditës së enjte në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se të dyja rastet janë raportuar në polici nga personat që kanë gjetur kuletat e humbura dhe të njëjtat u janë kthyer pronarëve, shkruan arbresh.info.
“Dje me datën 2 shtator 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, janë raportuar dy raste të gjetjes së kuletave nga dy qytetarë. Rasti i parë i gjetjes së kuletës është raportuar në orët e paradites, nga qytetari F. A., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në shëtitore afër sheshit Isa Boletini në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave”, ka thënë Zahiti.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar në orët e mbrëmjes, nga qytetari S. S., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në rrugën Afrim Zhitia në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave.
Në të dy rastet janë identifikuar dhe verifikuar personat të cilëve iu kanë humbur kuletat me dokumentacion dhe të holla, të njëjtat pas procedurave policia ua ka dorëzuar pronarëve, me ç rast të njëjtit kanë falënderuar dy qytetarët dhe Policinë e Kosovës.
Policia falënderon dy qytetarët për veprimet e ndërgjegjshme dhe mundësimin e kthimit të kuletave tek personat të cilëve u përkisnin./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...