Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Lushtë të Mitrovicës.
Në aksident ishin të përfshira tre automjete. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:11, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit të policisë, thuhet se të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.
“Fsh. Lushtë , Mitrovicë 23.08.2023 – 17:11. Raportohet për një aksident trafiku në mes tre automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë një mashkull dhe një femër kosovare, të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...