Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 07:44 në fshatin Dubravë të Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njoftoi për Arbresh.info se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Ai shtoi gjithashtu se policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me hetimin e rastit.
“Sot me date 04.12.2024, rreth orës 07:44 ështe raportuar për një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë dy automjete. Si pasoj e aksidentit dy person kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në QKMF në Suharek. Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, tha ai./Arbresh.info
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...