Dy persona e djegin qëllimisht një veturë në Prishtinë

09:46 | 19 Prill 2021
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të panjohur me maska anti-Covid i kanë djegur qëllimisht veturën një femre.

Ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prishtinë 18.04.2021-02:09. Raportohet se iu është djegur automjeti në afërsi të shtëpisë së ankueses femër kosovare. Dyshohet se dy persona me maska antikovid me kapela qëllimisht ia vejnë flakën veturës me targa KS. Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore./arbrsh.info/

Të ngjashme