Dy persona janë arrstuar në fshatin Shtedim të Podujevës, njëri për dhunë në familje dhe tjetri për armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi është realizuar mbrëmë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Në koordinim me prokurorinë është kryer një kontroll e vendbanimit të personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:
– tri armë zjarri dhe municion.
Ndaj personit të dyshuar :
-G.H, mashkull, 23 vjeç, është iniciuar rast për dhunë në familje, ndërsa ndaj të dyshuarit:
-E.H, mashkull,49 vjeç, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendër të mbajtjes. /Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...