Delegacioni i Kosovës tashmë gjendet në Strasburg, atje ku do të nënshkruhet marrëveshja për Stabilizim Asociimin.
Dy orë para se të nënshkruhet kjo marrëveshje, në një bisedë telefonike për KosovaPress, ministri për Integrime Evropiane Bekim Çollaku e quan marrëveshje të një rëndësie të veçantë.
“Delegacioni i Republikës së Kosovës tashmë gjendet në Strasburg dhe ne jemi gati dhe në pritje të aktit formal, nënshkrimit të marrëveshjes historike, asaj të Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Padyshim është një moment tepër emocionues”, thotë ministri Çollaku.
Përveç kësaj ministri thekson se nënshkrimi i MSA-së, është një moment historik për vendin sepse po vulos përcaktimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Kosova përfundimisht po konkretizon perspektiven evropiane me vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në./arbresh.info
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...