Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë sot se Forcës së Sigurisë së Kosovës po i shtohen çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadro të reja profesionale.
Mehaj në një postim në “Facebook” shkruan se dy oficerë të FSK përfunduan me sukses Kursin për Kapiten të Karrierës në shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë në Republikës Federale të Gjermanisë.
“Forcës së Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadro të reja profesionale
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Valdet Halimi dhe toger Granit Revuçi, përfunduan me sukses Kursin për Kapiten të Karierës në shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë në Republikës Federale të Gjermanisë.
Diplomimi i tyre është vlerë e shtuar për ushtrinë tonë!”, shkruan Mehaj. /Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar