Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë në Gjakovë, pasi iu gjetën armë të ftohta, kanë konfirmuar se punojnë në institucione serbe të sigurisë.
Pavle Kragoviq ka thënë se punon inspektor i Policisë në Kragujevc të Serbisë. Ndërsa Milovan Steviq deklaroi është doktor, stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.
Në gjykatore për seancën dëgjimore lidhur me masën e sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjakovë janë edhe Branko Rakiq i cili deklaroi se është teknik i komunikacionit dhe Nemanja Vamoviq i cili tha se është inxhinier i pylltarisë.
Rakiq dhe Kragoviq janë me dyshtetësi, kurse Steviq dhe Vamoviq janë vetëm shtetas të Serbisë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla një ditë më parë shkroi në Facebook se në veturën ku ishin ata u gjetën dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative, por edhe një fotografi me fytyrat e pjesëtarëve të grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit në Banjskë.
Prokurorja Venera Shala gjatë leximit të kërkesës për paraburgim tha se mjetet e mprehta i mbanin gjatë vizitës së manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës. Tha se rreziku i arratisjes për të pandehurit duhet të lidhet me faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë dhe kjo mund t’i bëjë të paarritshëm nëse ata ikin në Serbi.
Shala se ata kanë shkuar në formë të organizuar në manastire, andaj do të mund ta rrezikonte jetën e pelegrinëve./ Koha.net/
LEXO EDHE
Katër “pelegrinët” serbë paraqiten para Gjykatës Themelore në Gjakovë
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu