Dy iranianë kanë tentuar të hyjnë në Kosovë, njëri duke prezantuar pasaportë të Portugalisë e tjetri të Kanadasë, por që të dyja të keqpërdorura.
Policia në raport ka bërë me dije se dy të dyshuarit kishin edhe pasaportat e tyre iraniane, por qëllimi i paraqitjes së pasaportave të huaja ishte marrja e azilit në Kosovë.
Policia e Kosovës ua ka konfiskuar pasaportat të dyve dhe i ka gjobitur.
Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritja i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...