Dje, rreth orës 15:00 dy fëmijë nga Ferizaj, 12 dhe 11 vjeçar, tek një objekt afarist përball shkollës ‘’Jeronim De Rada’’ në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, i kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave.
Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
“Lusim, pronarin/en e vërtetë të këtyre parave, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, apelon policia.
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt i ka falënderuar dy fëmijët, “njëkohësisht ju dëshiron shëndet dhe suksese në të ardhmen, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policies”, përfundon policia ./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...