Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në mungesë kuorumi, kanë vendosur që seanca e sotme plenare të ndërpritet dhe e njëjta të vazhdojë nesër në orën 15:00.
Nesër do të zhvillohet debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbajë të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur, si dhe debat parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.
Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur në votim as raporti vjetor i Auditimit për 2019, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 37 deputetë./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...