Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka qenë në terren për të inspektuar nga afër punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së dheut, të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”
Në një postim në Facebook, Durmishi ka theksuar se ndërhyrja është realizuar me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej dhe qarkullimi i automjeteve të zhvillohej në mënyrë të sigurt dhe të pandërprerë.
Ai po ashtu ka njoftuar se Ministria është në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në këtë autostradë, duke synuar zgjidhje afatgjata dhe rritje të sigurisë për qytetarët./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit