Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se dje (e martë) në Njësinë e Patentë Shoferit në Gjakovë, gjatë mbajtjes së provimit me shkrim në terminin e orës 14:30, komisioni monitorues përmes kamerave ka vërejtur lëvizje të dyshimta të disa kandidatëve në sallën e provimit.
Hyseni ka thënë se sipas dyshimeve kandidatët në fjalë në sallë kanë hyrë me pajisje të ndaluara për ta kaluar provimin, shkruan Arbresh.info.
Ai bën të ditur se të njëjtit janë larguar nga salla.
“Dje me dt. 02.07.2024 në Njësinë e Pantentë Shoferit në Gjakovë, gjatë mbajtjes së provimit me shkrim në terminin e orës 14:30, komisioni monitorues përmes kamerave ka vërejtur lëvizje të dyshimta të disa kandidatëve në sallën e provimit. Sipas dyshimeve kandidatët në fjalë në sallë kanë hyrë me pajisje të ndaluara për ta kaluar provimin. Pasi nga ana e departamentit janë njoftuar zyrtarët e njësisë në Gjakovë, çuditërisht kandidatët janë larguar nga salla e provimeve dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.”, ka shkruar ai.
Sipas tij zyrtarët përgjegjës të departamentit ndaj kandidatëve kanë marrë masa të menjëhershme duke bërë ndërprerjen e provimit dhe duke ju ndaluar hyrjen në provim për 3 vite.
“Ne dyshojmë që këto veprime të këtyre kandidatëve janë bërë në bashkëpunim, por që i mbetët organeve të rendit ta bëjnë vërtetimin e këtyre fakteve. Jemi të përkushtuar që këto parregullësi në njësi të eliminohen.”, ka shkruar mes të tjerash zëvendësministri Hyseni./Arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës