Ka filluar grevën e urisë tash e 14 ditë.
Është ky infermieri, Enlirak Duraku, që shkaku i pakënaqësisë ndaj pagesës së ndërrimit të natës ka rifilluar serish grevën e urisë.
Ai sot ka dorëzuar kërkesën edhe në institucionet e vendit.
Në një intervistë për Arbresh.info, Duraku ka treguar se sot ju ka dorëzuar kërkesë, Kryetarit të Kuvendit, Kryetares së Komisionit për Shëndetësisë, e Kryetarit të Komisionit për Financa.
“ Disa persona serb kanë shkrepur plumba në drejtim të atletëve kosovarë në veri të Kosovës. Pse jo, 11 milion euro u’a paguajtëm energjinë elektrike ndërsa infermierëve që gjuajnë vetëm kujdes, empati dhe mbështetje emocionale dhe morale për secili qytetar, deputetët tanë nuk u’a ndanë as 2.7 milion euro për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€”, ka thënë Duraku për arbresh.info.
Tutje ai ka paralajmëruar se nëse kërkesa e tij nuk realizohet do të vazhdoj grevën e urisë, ani pse shëndeti ka filluar ti përkeqësohet./Arbresh.info/

KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...