Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka treguar se ajo ka marrë nismën për të ndërtuar kullën e Komandantit Salih Çekaj.
Dumoshi gjatë vizitës në komunën e Deçanit, ka bërë homazhe para shtatores së komandantit, duke thënë se ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe i pushkës.
Postimi i plotë:
Sot, bëra homazhe para shtatores së Heroit Sali Çekaj.
Dëshiroj t’i informoj qytetarët e Deçanit dhe më gjerë, se kam marrë nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj.
Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit dhe u kthye nga mërgimi për të rënë heroikisht në fushën e nderit në Betejën e Koshares.
Personalitetet si Sali Çekaj, nuk harrohen kurrë dhe kanë zënë vend në historinë e re të Kosovës.
Çdo gurë i ndërtuar në Kullën e Sali Çekajt, është dëshmi e luftës për lirinë e Kosovës, ku gjeneratat e reja do të përkulën para jetës dhe veprës së tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Sali Çekaj!
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C