Vlora Dumoshi, ish-drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës në kohën sa ka qenë kryetar, Isa Mustafa, tash shefe e stafit në kryeministrinë e udhëhequr po nga Mustafa ka shprehur bindjen se ai është zgjidhja e çështjeve vitale të qytetarëve.
Ka përmendur fabrikën e ujit, projektin për ngrohje përmes koogjenirimit dhe atë në ardhje, për energjinë elektrike.
“Pesë vjet më parë kryetari Mustafa e nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj. Sot, ky objekt u përurua nga njeriu që vuri themelet e jetësimit të tij. E jetësuam projektin për ngrohjen përmes koogjenerimit i cili do të ofrojë ngrohje për tërë banorët e kryeqytetit”, ka shkruar Dumoshi.
“Gjatë Qeverisjes Mustafa u kryen të gjitha punët dhe pritet të fillojë ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’, e cila do të krijojë stabilitet të plotë të furnizimit me energji elektrike në tërë vendin. Zgjidhja e çështjeve vitale të qytetarëve lidhet me qeverisjen e Isa Mustafës”, ka shtuar më tej ajo.
Dumoshi është përmendur si një prej kandidatëve të mundshëm të LDK-së në garën për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...