Zv.ministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Popovci është pyetur për rastin e gruas së tij, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë dhe u sulmua fizikisht në vendin e punës.
Popovci njoftoi se është mbajtur gjykimi ndaj personit që ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Ai tha personi në fjalë është dënuar 2 mijë euro.
“Po të ju them të drejtën , është mbajte gjykimi, është shqiptua dënimi ndaj personit i cili ka bërë atë vepër. Po është një dënim, po mundohem me thanë me gjakftohtësi, 6 muaj burgimi i cili është zëvendësuar me 2 mijë euro, ky është vendimi i gjykatës”
Popovci tha se ky është vendimi i shkallës së parë dhe me rastin do të merren edhe instancat e tjera të gjykatës, duke mos dashur ta komentoj vendimin.
“Nuk kisha dashur të keqpërdori pozitën time këtu, por për këtë çështje do të duhet të ishte edhe gruaja ime këtu, është një situatë që mund të e ndjekim edhe në instanca më të larta”, ka thënë Pupovci në Frontal të T7.
Me urdhër të prokurorit rasti ishte cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...