Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka përshëndetur miratimin e nismës nga Qeveria për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Deputetja Balje thotë se thënë se “liria e lëvizjes do të sjellë lehtësim në kalimin kufitar, progres, shkëmbimin e lehtë të ideve si dhe zhvillimin ekonomik”.
Komentet Balje i bëri në llogarinë e saj në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendimin ( unanimisht) për Lëvizjen e Lirë me Bosna e Hercegovinen me letërnjoftime biometrike. Gjatë mandatit të kaluar kemi nisur inicijativen me aktivitete konkrete nga ana e shtetit tone dhe me kërkesa identike të dërguara zyrtarëve shtetëror të Bosna e Hercegovines. Është për admirim se si pikëpamjet dhe idetë tona progresive po fuzionohen në vendime të qeveris të shtetit tonë.Liria e lëvizjes do të sjellë thjeshtësin e kalimit kufitar, progres, shkëmbimin e lehtë të ideve si dhe zhvillimin ekonomik. Angazhimi i ynë i ardhshëm do të jetë zbatimi i këtij vendimi qeveritar. PS/ I falenderohemi Kryeministrit Albin Kurti si dhe për angazhimin e madh ministrin e MPB Xhelal Sveçla!
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...