Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka denoncuar komandantin e stacionit policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq për ngacmim ndaj një policje boshnjake, Milhata Qela.
Siç ka shkruar Balje në Facebook, Qela ka qenë në një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq, transmeton arbresh.info.
“Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq. Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje”, ka shkruar Balje.
Tutje ajo ka kërkuar nga institucionet kompetente, policia dhe IPK-ja, si dhe ministria që ta hetojnë këtë rast.
Postimi i plotë:
Te nderuar,
Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq.
Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje.
Kërkoj nga institucionet kompetente, policia dhe IPK-ja, si dhe ministria që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe për të mos lejuar që të ndodhin raste të tilla.
Draga državo,
kod nas u Skupštini Kosova je bila policajka koja se zove Milhata Qela, bošnjakinja, koja 19 godina radi u službi. Uznemirana, uplakana, uplašena, sa stanjem koje je vidno jako loše i sve to kao posledica psihičkog matretiranja od strane komandira policiske stanice Gračanice g.Bratislava Trajković.
I nakon prijave u IPK kod inspektora S.D, ništa se nije promenilo jer nije ni dobila nikakav odgovor.
Molim nadležne institucije, policiju i IPK, kao i ministrstvo da se potrude da se ovaj slučaj proispita i da ne dozvoljavaju da se ovakvi slučajevi dešavaju./arbresh.info/
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...