Vendet e Ballkanit Perëndimor sot në Samitin e Sofjes kanë nënshkruar Marrëveshjen e Digjitalizimit.
Pas nënshkrimit që ka bërë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shtrirë dorën Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në këtë radhë edhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuciq, njofton Klan Kosova.
Por shtrëngimi i duarve mes Thaçit dhe Vuçiq në këtë rast është bërë me insistimin e Presidentit të Bullgarisë, Boyko Borissov.
Borissov siç shihet në një video ka “tërhequr” Thaçin që të shtrëngojë duart edhe me krerët shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që ndodheshin në të djathtën e tij.
Nga kjo pamje shihet shtrëngimi i ftohtë i duarve mes Thaçit dhe Vuçiqit – i cili lëshon dorën menjëherë poshtë.
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...