Ka gati një javë qëkur disa vota të diasporës kanë arritur në Kosovë dhe po qëndrojnë në Ministrinë e Infrastrukturës. Vendosja e këtyre votave në objekte si ky i Ministrisë dhe jo në KQZ po konsiderohet si mundësi për dallavere me to. Njohësit e çështjeve politike theksojnë se për shkak të rezultatit të ngushtë që pritet të jetë në zgjedhjet e 6 tetorit ka shumë mundësi të manipulohet me votat e diasporës, të cilat, siç thonë ata, do ta përcaktojnë fituesin, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Votuesit nga diaspora kanë edhe 4 ditë kohë të votojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Nga 35 mijë aplikues për të votuar për zgjedhjet e parakohshme, deri tani e kanë përfunduar këtë proces rreth 2000 persona, votat e të cilëve janë pranuar nga KQZ-ja, por të njëjtat nuk janë duke qëndruar në hapësirat e këtij organi.
Këto pako të votuesve të mërgatës kanë zënë vend në Ministrinë e Infrastrukturës për shkak të, siç thotë KQZ-ja, mungesës së hapësirës në këtë institucion. Mirëpo ish-udhëheqës të KQZ-së dhe njohës të rrethanave politike vlerësojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mjaftueshëm hapësira për t’i mbajtur pakot e fletëvotimeve të diasporës, shkruan më tutje “Zëri”.
Ata theksojnë se vendosja e fletëvotimeve të mërgatës, si në këtë rast në Ministri të Infrastrukturës, krijon pasiguri për ato vota, për të cilat në raste si këto mund të krijohet përshtypje se nuk e kanë rëndësinë e njëjtë me votat e qytetarëve rezidentë të Kosovës.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...