Aleanca e të Rinjve të Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e VII-të të rregullt zgjedhor, ku kryetar i të rinjve është zgjedhur Driton Bardheci.
“U mbajt sot Kuvendi i VII-të, i rregullt zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK). Pas një procesi të rregullt dhe demokratik, të zhvilluar në të gjitha degët e ARK-së, delegatët votuan sot mes dy kandidatëve për kryetar të ARK-së, Driton Bardhecit dhe Kreshnik Cukajt. Me votat e delegatëve për kryetar të të Rinjve të Aleancës u zgjodh z. Driton Bardheci. Urime dhe shumë suksese Driton!” thuhet në njoftimin e AAK-së.
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...