Kandidati i AAK-së për Istogun, Gani Dreshaj, po premton se do të rrisë ndihmën ndaj të varfërve. Ai e quan propagandë të LDK-së lajmin se do t’i largojë të varfrit dhe minoritetet nga skema sociale. Përmes një postimi në Facebook, Dreshaj, premton se jo vetëm që nuk do ta largojë askënd nga këto skema por se do ta rrisë numrin e familjeve në nevojë.
Postimi i plotë i Gani Dreshajt në Facebook:
Propaganda e rrejshme e LDK-së vazhdon të bëjë xhiro në Istog. Haki Rugova me propaganduesit e tij po jep lajmin e rrejshëm kinse Gani Dreshaj do t’i largoi të varfërit dhe minoritetet nga skema sociale.
Për këtë propagandë të turpshme, Haki Rugova e ka angazhuar edhe qendrën për punë sociale, punëtorët e komunës dhe militantët e tij.
Por, qytetarë të dashur të Istogut, unë jo vetëm që nuk do të largoi askënd nga skema sociale, por do të rrisë numrin e familjeve në nevojë që për fat të keq ka shumë në Istog.
Unë do të ndërtoi një kompleks banesor ku do të ketë më shumë banesa për familjet që në Istog ende s’kanë kulm mbi kokë, ose jetojnë në kushte të mjerueshme.
Edhe para se të isha në politik kam tentuar gjithmonë të jem krah për familjet e varfëra dhe i tillë do të jem edhe si kryetar i Istogut.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja