Në përgjigje të nismës nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut me moton “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht personeli policorë në kuadër të kësaj drejtorie sot dhuruan gjak për të mbështetur ata që kanë nevojë.
Në njoftimin për media thuhet se dhurimet e gjakut janë të rëndësishme për shpëtimin e jetës, sidomos gjatë emergjencave.
“Dhurimet e gjakut janë të rëndësishme për shpëtimin e jetës, sidomos gjatë emergjencave, operacioneve dhe trajtimeve mjekësore. Si institucion në shërbim të qytetarëve, është detyrë e jona, përtej zbatimit të ligjit, të mbështesim edhe ata që kanë nevojë për gjak.
Çdo dhurim gjaku mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm dhe të ndihmojë në shpëtimin e jetëve. Kjo na bënë krenarë që jemi pjesë e kësaj nisme!”, thuhet në njfotim./Arbresh.info/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C