Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka evakuuar 3 familje në lagjen Kodra e Trimave, përkatësisht në rrugën “Aziz Zhilivoda” .
Kjo për shkak të vërshimeve të fundit që kanë përfshirë territorin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Familjet janë sistemuar përkohësisht dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre.”, thuhet në njoftim.
“Sot, Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me DSE, ka realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për këto familje. Falënderojmë Kryqin e Kuq të Kosovës për ndihmën dhe solidaritetin e treguar ndaj familjeve të goditura nga këto vërshime.”, thuhet tutje./Arbresh.info
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...