Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Kolonel Shaban Shala me bashkёpunёtor ka pritur nё njё takim lamtumirës, Komandantin e KFOR-it, Komanda perëndimore Kolonel MUNDO Rocco me bashkёpunёtorë.
Kolonel Shala, fillimisht mysafirët i falënderoi pёr vizitën, dhe pёr bashkёpunimin qё kanë pasur gjatё kёsaj periudhe kohore, shkruan Arbresh.info.
Në kёtё takim u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Rajonin e Pejës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.
Mes të tjerash, në takim u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi./Arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X