Arbër Bytyqi, drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit, në Komunën e Ferizajt ka bërë të ditur se zyrtari komunal i arrestuar nga
Policia e Kosovës të mërkurën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhet me projektin e vitit 2016 për rregullimin e stadiumit “Ismet Shabani” në Ferizaj.
“Dyshimet mbi të cilat është bërë arrestimi i zyrtarit komunal të lartcekur, janë për një investim të vitit 2016, pra të qeverisjes së kaluar në kohën kur komuna udhëhiqej nga Muharrem Sfarça i LDK-së”, tha Bytyqi në RTK.
Lexo edhe:
Ndryshe, sot është arrestuar një arkitekt në komunën e Ferizajt pasi dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
S.B., dyshohet se si menaxher i caktuar i një projekti ka nënshkruar situacionet dhe një aneks kontratë pa bërë verifikimin e punëve të kryera në teren, duke i mundësuar përfitim material fituesit të tenderit H.H., përcjell Arbresh.info.
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...