Drejtori i ri i Policisë, Gazmend Hoxha, i cili postin e mori para dy ditëve, ka filluar një seri takimesh.
Kësaj here Hoxha u takua me ushtruesin e detyres së kryeprokurorit të shtetit Besim Kelmendi.
Hoxha e falënderoi Kelmendin për vizitën, kurse Kelmendit e uroi Hoxhen për postin e ri, shkruan arbresh.info
Njoftimi i Policisë:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend HOXHA, realizoi takimin e radhës me z. Besim KELMENDI ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit
Prishtinë, 10 mars 2023
Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Gazmend Hoxha, në vazhdën e takimeve zyrtare, ka realizuar takimin e radhës me z. Besim Kelmendi ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Drejtori Hoxha, falënderoi z. Kelmendi për vizitën dhe bashkëpunimin ndër institucional, përderisa, kurse ky i fundi i uroi z. Hoxha zgjedhjen në postin e ri të Drejtorit të Përgjithshëm i PK-së.
Takimi rezultoi me zotimin e avancimit të më tejmë të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, përkatësisht të sigurisë.


Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...