Ideja se konviktet mund të shndërrohen në karantinë, ka shqetësuar shumë studentët e Prishtinës.
Ata kanë bërë me dije se gjërat e tyre ishin të larguara nga dhomat ku qëndrojnë.
Mirëpo, këtë lajm e ka hedhur poshtë Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
Ai në një prononcim për arbresh.info tha se gjërat janë larguar vetëm sa për tu pastruar dhe dezinfektuar hapsirat brenda konviktit.
“Nuk është e vërtetë. Është duke u bë pastrimi i të gjithë koviketeve sepse studentët kur kanë dalë, të premten e kaluar, kanë lënë shumë mbeturina dhe duhet me i bë gati. Përpos asaj, po i dezinfektojmë si krejt Kosova, pasi që nuk janë studentat i kemi mundësitë më të mira për dezinfektim.
Tutje, Sfishta shtoi se deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim kjo qendër të shndërrohet në karatinë.
“Deri më tani nuk asnjë vendim që Qendra e Studentëve të shndërrohet në karantinë”, tha Sfishta.

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...