Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaqi realizuan një vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri (AKSP).
Gjatë kësaj vizite të njëjtit u priten në takim zyrtar nga Drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi, me të cilin diskutuan çështje të ndryshme me interes të ndërsjellët, si dhe për trajnimin të cilin po e ndjekin gjenerata e 54-të e kadetëve të rinj.
Kadetët e kësaj gjenerate, Qalaj i inspektoi në paradën e mëngjesit si dhe iu drejtua atyre me një fjalë rasti, duke i inkurajuar ata që të japin maksimumin e tyre, të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.
Synimi i institucioneve mbetet implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit