Sot, drejtori i NJIK, Sami Gashi, përmes takimit Online prezantoi para Këshillit të Evropës planin strategjik dhe zhvillimor lidhur me themelimin, dhe funksionalizimin e Pilot Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Kosovës.
Para të pranishmëve, Gashi, prezantoi sipërfaqësisht organizimin strategjik mbi themelimin, funksionalizimin, progresin dhe sfidat nëpër të cilat rrjedhimisht ka kaluar Njësia e Inteligjencës Korrektuese të SHKK-së deri më tani.
Takimi Online u zhvillua me kërkesë të Bashkimit Evropian, konkretisht nga Këshilli i Evropës në të cilin morën pjesë, ekspert nga Irlanda Veriore, Danimarka, si dhe zyrtarë të lartë të burgjeve dhe policisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, thuhet ne njoftimin për media./arbresh.info/
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...