Drejtori i Inspeksionit thotë se kompanitë e kanë obligim pastrimin e rrugëve

12:29 | 8 Prill 2021

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinë, Adonis Tahiri, thotë se kompanitë e kanë obligim pastrimin e rrugëve, të cilat i përdorin për ta kaluar gjatë kryerjes së punëve të tyre.

Tahiri në një prononcim për arbresh.info, u shpreh se Inspeksioni i Komunës së Prishtinës, qoftë edhe vetëm për një ankesë ndërmerr menjëherë masa.

Ai, thotë se banorët e lagjes Hajvalia, konkretisht rruga “Brigada 153”, duhet të lajmërojnë Inspeksionin e Komunës, inspektorët e të cilit menjëherë do të dalin në vendin e ngjarjes, ku do të gjobisin kompanitë dhe do t’i detyrojnë të pastrojnë rrugët, shkruan arbresh.info.

“Duhet të bëhet ankesë në komunë. Nëse banorët kanë bërë ankesë në komunë, i bie që kemi marrë masa, sepse sa herë kemi ankesa shkojmë edhe ku ti nxojmë kompanitë i dënojmë, sa i përket ndotjes së rrugës. Gjithmonë sa herë na ka ardh një ankesë e tillë, kur i kemi gjetur kompanitë aty i kemi obliguar mi pastru dhe i kemi dënu”, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, qoftë edhe një thirrje në call center të komunës, për të lajmëruar se është ndotur rruga, komuna ndërmerr masa.

Tahiri, u bëri ftesë banorëve të komunës së Prishtinës që nëse kanë shqetësime të tilla të ndotjes së rrugëve apo dëmtimit nga ana e kompanive, të thirrin menjëherë në numrin që është enkas për paraqitjen e shqetësimeve të qytetarëve.

“Për raste të tilla, banorët mund të thirrin në nr 0800 12233 dhe shkon ekipa menjëherë, nuk ka ndonjë problem”, tha ai./arbresh.info/

 

LEXO EDHE

Banorët e rrugës “Brigada153” në Hajvali të shqetësuar për baltosjen e rrugës nga kompanitë e ndërtimit – Arbresh.info

 

 

Lajmet më të lexuara