Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti i shoqëruar nga disa prej bizneseve anëtare, ka mirëpritur ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zylqar Nain, i shoqëruar nga konsulli, Tanvir Kabir.
Në këtë takim, drejtori Ahmeti ka prezantuar aktivitetet e Dhomës përgjatë viteve, derisa ka shprehur gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në nivelin ekonomik me Bangladeshin.
Ai ka thënë se Kosova mund të marrë praktika të mira të Bangladeshit sidomos në punësimin e grave dhe në mbështetje të bizneseve të vogla. Gjithashtu, propozoi hapjen e një kanali komunikimi mes dy palëve për të mundësuar si në shkëmbimin e përvojave, ashtu edhe krijimit të mundësive për ndërlidhje të bizneseve të dy shteteve.
Nga ana tjetër, ambasadori Muhammad Zylqar Nain, falënderoi drejtorin Ahmeti dhe të pranishmit për pritjen dhe diskutimet përmbajtësore, derisa shprehu gatishmërinë për të mbështetur iniciativat e ndryshme që i shërbejnë zhvillimit ekonomik.
Në takim, bizneset anëtare prezantuan sfidat sidomos në gjetjen e punëtorëve, për çka edhe propozuan mënyra se si mund të gjendet një zgjidhje./Arbresh.info
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...