Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Isen Lipovica, morën pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian të Administratave Tatimore (TADEUS), i cili u mbajt në Kopenhagë, Danimarkë.
Samiti u organizua nga Komisioni Evropian dhe Agjencia Daneze e Tatimeve, duke mbledhur përfaqësues nga administratat tatimore të vendeve anëtare të BE-së, si dhe nga vendet kandidate dhe vendet potencialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Qëllimi kryesor i këtij samiti ishte thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet administratave tatimore evropiane, me fokus në modernizimin e sistemeve tatimore, digjitalizimin e proceseve dhe përmirësimin e transparencës fiskale:, thuhet n njoftim.
Tutje thuhet se gjatë punimeve të samitit, Hyseni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të digjitalizimit si shtylla thelbësore për forcimin e administratës tatimore të Kosovës, duke vënë theks të veçantë në integrimin e praktikave më të mira evropiane dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.
ATK thekson se pjesëmarrja në këtë samit reflekton përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve evropiane në fushën e administrimit tatimor dhe për të avancuar standardet e transparencës, efikasitetit dhe integritetit profesional.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...