Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”, Mimoza Krasniqi, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kushtet jo të mira në këtë shkollë kanë qenë një prej arsyeve që i ka larguar vajzat e saj.
Në një prononcim për media, Krasniqi ka thënë presidentja Osmani ua ka ndërruar shkollën vajzave për shkak të ndryshimit të vendbanimit dhe jo për shkak të kushteve.
Ajo ka vlerësuar se gjendja në këtë shkollë është normale.
“Unë nuk mujë me thanë që gjendja është e tmerrshme në shkollë, ne jemi mirë tu funksionu. Normal, ne jemi mirë tu funksionu. Numri i nxënësve është i madh nëpër klasa, por edhe në shkollë, por këtë problem e di edhe Drejtoria e Arsimit edhe Ministria e Arsimit. Normal kjo po planifikohet me u zgjidh, por pa u bë ndërtimi i shkollave qysh ka planifikuar DKA-ja, nuk mundet me u nda shkolla ‘Ismail Qemali’.”, ka thënë ajo.
Sipas saj, disa prej problemeve i ka përmend presidentja janë probleme që ballafaqohet secila komunë.
“Problemet e pusetave të cilat janë jashtë oborrit të shkollës, ato janë problem të cilat secila komunë mundet me i pasë. Si në shumicën e shkollave të Prishtinës edhe të ne, ka problem ndërmjet bashkëmoshatarëve, por këto janë trajtuar brenda ditës”, ka deklaruar Krasniqi.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...