Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarës B.K., për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, B.K. më 23.11.2016, në cilësinë e personit zyrtar, si drejtoreshë e SHFMU “Mustafa Bakiu” në Prizren, me nënshkrimin e saj dhe me vulën zyrtare ka vërtetuar dokumentin zyrtar i cili përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që kundërligjshëm ka lëshuar dokumentin, përkatësisht vërtetimin me numër të protokollit 127/2016, në emër të qytetares S.A., kinse e njëjta kishte punuar në këtë shkollë, i cili vërtetim të njëjtës do t’i shërbente për punësim.
Me këto veprime B.K. ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK./arbresh.info/
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...