Policia e Kosovës njoftoi se në Gjilan gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit.
Sipas njoftimit, të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.87 promilë.
Zyrtarët policorë ndaj këtij kundërvajtësi bëhet e ditur se kanë shqiptuar gjobën në vlerë 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info/

Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...