Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një protestë sot në Prishtinë ku është kërkuar që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare.
Kjo protestë vjen një javë pas vrasjes së Liridona Ademajt, shkruan Arbresh.info.
Qindra qytetarë iu bashkangjitën protestës duke kërkuar që të ndalet vrasja dhe dhuna ndaj grave në Kosovë ashtu si dhe të vihet drejtësia për gratë e vrara.

Me pankarta me mbishkrime si, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” dhe “Vrasësit e grave në burg”, dhe duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për Liridonën” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, protestuesit marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit.






Protestuesit hodhën edhe ngjyrë të kuqe në rrugë e para policisë.
Gjatë kësaj proteste, një protestuese nuk i përmbajti dot lotët.
Ndërkaq, para Qeverisë, masa u “bllokua”, nga policia e cila nuk po lejonte protestuesit t’i afroheshin hyrjes së këtij objekti.
Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor.
Në mesin e të dyshuarve për vrasjen e saj është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Naim Murseli bashkë me dy të dyshuarit e tjerë për kryejnë e veprës të dielën u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Çfarë dihet deri më tani për vrasjen e Liridona Ademajt që tronditi gjithë vendin
Diell, vranësira dhe temperatura deri në 17°C të martën
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...