Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë e tij, Sami Lushtakun dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Drenica 1”.
Përmes një postimi në Facebook, ai e cilësoi vendimin si një drejtësi të vonuar, duke theksuar se procesi gjyqësor kishte zgjatur më shumë se 13 vjet.
“DREJTËSI E VONUAR! Sot, Sami Lushtaku u lirua nga të gjitha pikat e aktakuzës në rastin ‘Drenica 1’, pas një procesi që zgjati mbi 13 vite”, shkroi ai në Facebook.
Më tej, Lushtaku uroi që edhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë dhe në procese gjyqësore të stërzgjatura, të lirohen sa më parë.
“Uroj që të gjithë çlirimtarët, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim dhe në procese gjyqësore të tejzgjatura, të lirohen sa më parë”, përfundoi ai.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...