Fillimi i një iniciative për t’i dhënë fund ligjit për Gjykatën Speciale është një plan i mirë-dizajnuar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe “miqve të tij”.
Kështu ka deklaruar kryetari i “Komisionit për Kosovën dhe Metohinë” në Parlamentin serb, Milovan Drecun, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Ai siç shtohet më tej ka thënë se plani i tyre ishte të dërgonte një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare që mund të destabilizonte situatën në Kosovë nëse ata janë të akuzuar për krimet e UÇK-së.
“Me këtë lëvizje (Hashim) Thaçi ua hodhi një dorezë në fytyrën e Uashingtonit dhe Brukselit, sepse këto qendra të pushtetit ndikuan pikërisht në miratimin e një ligji që formoi këtë këshill të specializuar”, tha Drecun për Radio Televizionin Serbisë (RTS), duke shtuar se nisja e një iniciative tregon “frikë reale” të Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së që mund të gjenden në aktakuzën e Gjykatës Speciale./Telegrafi/
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...