Lidhur me dyshimet për financim dhe dezinformim në mediet në Kosovë nga BIA serbe, dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte përfshirë i dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli. Sipas një monitorimi të Kallxo.com, identifikohen mbi 20 raste, para dhe pas rastit “Banjska”, ku dyshohet për përdorimin e informacionit nga agjentë të shërbimeve sekrete serbe për transmetim në mediet online shqip.
Lidhur me dyshimet për financim të mediave nga Serbia, përkatësisht nga BIA serbe, në rastin e Fatmir Shehollit, i cili po hetohet nga Prokuroria Speciale, sipas saj, bëhet fjalë për grumbullimin e informacioneve dhe shpërndarjen e tyre në mediet online në Kosovë.
Në dosjen e prokurorisë është zbuluar një skemë ku Sheholli ka pranuar informacione nga BIA, të cilat më pas janë publikuar në disa media online në Kosovë.
Sheholli më datë 26.09.2025 është takuar me një person në Mitrovicë të Veriut, ku nga ai ka pranuar audio dhe transkripte të bisedave të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që sipas Prokurorisë dyshohet se janë komprometuese. Në dosje gjithashtu thuhet se për këto veprime Sheholli është shpërblyer me një shumë të hollash nga zyrtari i BIA-s, Bojan Dimiq.
Ndryshe, dihet se Fatmir Sheholli ka marrë pjesë në cilësinë e gazetarit dhe analistit edhe në emisione televizive në Kosovë.
Për këtë rast dhe dyshimet për dezinformata në media, kryeredaktori i Kallxo.com, Kreshnik Gashi, thotë se Prokuroria do t’i zbardhë dilemat se në cilat media ka arritur t’i transmetojë Sheholli.
“Cilat media, se çfarë informacione ka mbërritur z. Sheholli t’i transmetojë në mediat në gjuhën shqipe, kjo duhet të zbardhet prej Prokurorisë Speciale”, tha ai.
Dezinformata të hapura, sipas Gashit, ka pasur para dhe pas rastit “Banjska”.
“Narrativa e cila është shtyrë prej grupit të Radojqiciqit dhe e cila është shtyrë po ashtu prej Aleksandër Vuçiçit, i cili këtë sulm terrorist është munduar ta portretizojë si një ndërhyrje lokale e disa qytetarëve atje, është transmetuar edhe në mediat në gjuhën shqipe”, shtoi ai.
Sa i përket mënyrës se si është raportuar për këtë ngjarje, Gashi thotë se informacioni i pakonfirmuar duket se ka pasur një qëllim të caktuar.
“I kemi identifikuar më shumë se 20 raste, portale kryesisht online, mirëpo kemi pasur edhe deklarata që janë transmetuar në mediat audiovizuale, ku është thënë që numri i viktimave prej grupit ka shkuar deri në dhjetë të vrarë, dhe kjo narrativë ka qenë për të portretizuar policinë e Kosovës si një agresor. Elementi tjetër që është shtyrë prej disa influencerëve, të cilët unë i kam përmendur të paktën një prej tyre, është se Banjska ka qenë një reagim i disa njerëzve të cilët nuk janë shumë të trajnuar, të cilët nuk janë pjesë e grupeve të krimit të organizuar, mirëpo janë shoferë, shoferë të ambulancave etj”, pohoi Gashi.
RTK ka pyetur Prokurorinë Speciale nëse ka ndonjë rast tjetër në hetim për raste të dezinformatave në media, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...