Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, e ka konfirmuar me anë të një statusi në faqen e saj në Facebook se e ka fituar një mandat të tretë në Kuvendin e Kosovës.
“Gati për mandatin e tretë si përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve në Parlament, në kuadër të familjes sime politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Maloku.
“Me përulësi, ju them, mijëra herë: Faleminderit! E juaja, Doruntina”
Doruntinë Maloku ka pasur numrin 10 në listën zgjedhore të LDK’së. Ajo kishte marrë 2.214 vota vetëm në Prishtinë.
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...