Podujeva me shumë aktivitete sot shënon Dita e Çlirimit. Për nderë të kësaj dite, ish-eurodeputetja, Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e Komunës së Podujevës.
Nga dje një rrugë në qytetin e Podujevës do të bart emrin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-deputeten e Parlamentit Evropain, Doris Pack.
Në ceremoninë për vendosjen e emërtimit të rrugës ishte, Doris Pack, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja, Marigona Lahu, drejtorë dhe asamblistë komunal, si dhe qytetarë.
Ish-eurodeputetja Pack ishte zë i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin Evropain.
Kurse, Dita e Çlirimit e Podujevës sot shënohet edhe me shumë aktivitete tjera. Agjenda për 25 vjetorin e çlirimit të kësaj komune nis me seancën solemne dhe përmbyllen me koncertin madhështor me rock grupin e njohur “Elita 5”./rtk
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës